Sulmi ndaj eskortës së Ramës në 2019, Prokuroria mbyll hetimet

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka mbyllur hetimet për sulmin ndaj eskortës së kryeministrit Edi Rama gjatë një vizite pune në Librazhd.

Mësohet se të pandehur u morën kryetarët e PD të degëve te qarkut Elbasan dhe një ish-deputeti.

Zyrtarët e PD janë marrë të pandehur për akuzën e “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Pengim i subjekteve zgjedhore”. Konkretisht ata janë Bujar Vreto, kryetar i PD në Librazhd, Aurel Bylykbashi ish-deputet i PD në Elbasan, Arjan Karriqi kryetar i PD në Prrenjas, dy sekretarët e PD, Leonard Ozuni dhe Erlind Gurra si dhe dy simpatizantë të PD, Bujar Kojku e Dashamir Boja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se incidenti ka ndodhur më 13 qershor të vitit 2019 në hyrje të Librazhdit ku eskorta e kryeministrit u sulmua me mjete të forta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?