Sulmi ndaj gazetares, ish-ministri: Krimi është trimëruar

Banesa e babait të gazetarës Klodiana Lala, u sulmua me armë gjatë orëve të para të mëngjesit. Në banesën që ndodhet në zonë e Laknasit dyshohet se u qëllua disa herë me kallashnikov. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar pasi në shtëpi ndodheshin në gjumë fëmijët e mitur të gazëtares, e cila është marrë në mbrojtje nga policia. Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, thotë se krimi është trimëruar. ”Përpjekja për t’i mbyllur gojën gazetares dhe mediave të pakta të pavarura dëshmon për gjendjen e rëndë kriminale dhe të pakontrolluar të krimit në Shqipëri. Krimi është trimëruar nga mosndëshkimi. Duhet dorë e fortë! Kriminelët marrin guxim kur politikanët dhe zyrtarët e lartë të shtetit fyejnë gazetarët me terma si Kazan, etj”.

Reagimi i plotë:

Ndjehem thellësisht i tronditur për ngjarjen e rëndë që i ka ndodhur gazetares profesioniste/investigative Klodiana Lala.

Swiss Digital Desktop Reklama

Solidaritet me Klodianën dhe familjen Lala.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përpjekja për t’i mbyllur gojën gazetares dhe mediave të pakta të pavarura dëshmon për gjendjen e rëndë kriminale dhe të pakontrolluar të krimit në Shqipëri.

Krimi është trimëruar nga mosndëshkimi.

Duhet dorë e fortë! Kriminelët marrin guxim kur politikanët dhe zyrtarët e lartë të shtetit fyejnë gazetarët me terma si Kazan, etj.

Raportet e Freedom House apo Reporters Without Borders e kanë paralajmëruar qeverinë shqiptare të ketë kujdes me intimidimet kundër medias, por mesa duket çdo gjë që paralajmërojnë të huajt bie në vesh të shurdhët.

Inkurajoj Policinë e Shtetit të kryeje të gjitha veprimet gjurmuese e zbuluese për të mos lënë të pandëshkuar këtë krim të rëndë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?