Sulmi në Veri, ministri Hasani: BE dhe SHBA të ngrenë alarmin! Beogradi të ndëshkohet

Ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme, Igli Hasani gjatë fjalës së seancën e kësaj të hëne në Kuvend, foli për sulmin në Veriun e Kosovës. Teksa e ka quajtur tentativë për të destabilizuar Kosovën, ministri u bëri sërish thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjnë për normalizimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë

“Qeveria ka dënuar aktin kriminal në Kosovë. Ka tentativa të rrezikshme për të destabilizuar Kosovën. Nxitësit duhet të ndëshkohen. 

Dita e zisë në Beograd është sinjali më i keq që i jep rajonit. BE dhe SHBA duhet të ngrenë lart alarmin për përshkallëzimin e situatës dhe garantimin territorial të Kosovës. Duhet të ketë shtim të KFOR-it si garanci për sigurinë në Kosovë”.

SHKARKO APP