Sulmi në xhaminë “Dine Hoxha”, çështja i kalon për hetim Antiterrorit

Sulmi me thikë i ditës së djeshme në xhaminë ‘Dine Hoxha’ në Tiranë i ka kaluar tashmë për hetim Drejtorisë së Antiterrorit në Polciinë e Shtetit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pikërisht gjatë aktit të lutjes dhe pasi doli nga xhamia, autori tentoi të godiste edhe njerëzit në rrugë, por më pas u neutralizua nga qytetarët.

Ky rast i rëndë do të hetohet tashmë nga Drejtoria e antiterrorit, sepse kualifikohet për veprën penale më të rëndë. Megjithatë, rasti mund të ndryshojë rrugës në varësi të hetimeve. Deri tani nuk ka arsye për ta konsideruar këtë akt, një sulm terrorist.

Mësohet se nga 5 të plagosurit, 4 kanë lënë spitalin, kurse një tjetër, Kleon Jaupaj është në operacion pasi ka dëmtime në pjesën abdominale shumë pranë veshkës.

SHKARKO APP