FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

15 vite nga ngjarja, analisti Sulo: 21 Janari është hetuar keq me qëllim dhe në mënyrë të paplotë

21 Janari mbetet ende një ngjarje e pazbardhur, teksa për analistin Arjon Sulo hetimet janë kryer keq dhe në mënyrë të paplotë me qëllim. Për të më 21 Janar ndodhi një krim që ndan epokat e historisë politike në Shqipëri, duke theksuar se viktimat u vranë nga strukturat shtetërore, konkretisht nga Garda e Republikës.

“Kemi të bëjmë me të vrarë nga strukturat, autoritete shtetërore, në rastin konkret nga Garda. Aq më tepër që kemi të bëjmë me ngjarje të pazbardhur. 21 Janari ka nevojë të zbardhet sepse është hetuar keq me qëllim dhe është hetuar në mënyrë të paplotë.

Është hetuar keq sepse, nëse në 21 Janar ndodhi një krim i tmerrshëm që ndan epokat e historisë politike në Shqipëri, më 22 janar shteti iu nënshtrua pushtetit. Mos zbatimi i urdhër-arresteve nga ana e prokurorisë, me çfarëdo arsyetimi, është puç shtetëror, është grusht shteti nëse ti ndalon akuzën të veprojë. Është e paplotë sepse ngjarja fillon me dhunë që rrallë herë të ketë ndodhur në protesta dhe demonstrata të pluralizmit”, tha Sulo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?