Sulmi nga Irani në Izrael, Trump: Biden dhe Harris kanë dështuar, po çojnë botën në luftë të Tretë Botërore

Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump ka komentuar sulmin me raketa që Irani nisi ndaj Izraelit të martën, duke lëshuar një deklaratë të rrëmujshme, apokaliptike, në të cilën ai deklaroi se bota po digjet dhe po del jashtë kontrollit.

”Ne nuk kemi lidership, askush nuk e drejton vendin.

Ne kemi një President inekzistent si Joe Biden dhe një Zëvendës Presidente që mungon plotësisht, Kamala Harris e cila është shumë e zënë me mbledhjen e fondeve në San Francisko.

Askush nuk është në krye dhe nuk është as e qartë se kush është më i hutuar: Biden apo Kamala. Askush nuk e ka idenë se çfarë po ndodh”,-tha Trump.

SHKARKO APP