Sulmi terrorist në Belgjik, reagon ministri Igli Hasani: Dënojmë fuqishëm të gjitha aktet e terrorit

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, ka reaguar përmes një postimi në platformën X, për sulmin terrorist në qendër të Belgjikës, ku mbetën të vdekur dy persona të cilët kishin të veshur fanellën e kombëtares suedeze. Ministri Hasani shpreh ngushëllimet e tij familjarëve dhe e dënon këtë akt terrorist.

“Ne qëndrojmë përkrah miqve tanë belgë dhe suedezë në këtë moment të vështirë që po kalon Brukseli. Dënojmë fuqishëm të gjitha aktet e terrorit dhe lutemi për viktimat që shkaktoi ky sulm frikacak dhe jemi me familjet e tyre në këto momente të tmerrshme”, shkruan ministri Igli Hasani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?