Sulmi terrorist në Vjenë nga një shqiptar? Ministri austriak përgënjeshtron informacionet
Sipas kryeredaktorit të gazetës së përjavshme austriake ”Falter”, Florian Klenk, autori i sulmit në Vienë, është me prejardhje shqiptare. Klenk, thotë se autori i sulmit ishte rreth 20-vjeç, i lindur dhe rritur në Vjenë por me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut.
Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer, në një konferencë për media ka thënë edhe se çdo informacion i pakonfirmuar nxjerr nga pista hetimin i cili akoma është duke u zhvilluar.
”Në këtë moment nuk mund të themi asgjë për derisa hetimi vazhdon. Bëhet fjalë për çështje të ndjeshme dhe nuk duam t`i humbim gjurmët drejt zbardhje së rastit. Në këtë moment nuk kemi nevojë për kualifikime dhe hipoteza”, tha Karl Nehammer, ministër i Punëve të Brendshme në Austri.
Një media austriake që njihet për orientimin e majtist, OE24 ka shkruar se personi i përfolur Kurtin.S, është refugjat i ardhur kohë më parë në Austri, ndërsa për familjen e tij dhe prejardhjen nuk ka informacione.