Sulmohet me armë policia në Gjirokastër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në në fshatin Bularat të Gjirokastrës. Kostandinos Kaçifa, 35 vjeç, rreth orës 10 ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, fillimisht në ajër, e më pas me breshëri në drejtim të punonjësve të policisë, që po afroheshin në drejtim të tij për ta vënë nën kontroll. Të shtënat kanë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale te mjeti i policisë, si dhe një banesë e qendrës së fshatit.

Makina e policisë e qëlluar me armë

Kaçifa, që nuk njihet prej banorëve si person konfliktual, është larguar më pas në thellësi të fshatit dhe ka vijuar të qëllojë në drejtime të ndryshme, por edhe kundër policisë, që ishte vënë në ndjekje për disa minuta.
Policia po mban të rrethuar zonën ku mendohet të jetë fshehur agresori. Në ndihmë të forcave “Shqiponja” dhe shërbimeve lokale kanë mbërritur me helikopter edhe forcat RENEA.
Banorët e Bularatit thonë se Kaçifa jeton në Greqi dhe se kishte disa ditë që kishte ardhur në Bularat. Ata i përshkruajnë të shtënat si momente tmerri. Megjithëse gjesti është kryer spontanisht, disa prej banorëve dyshojnë që i riu duhet ta ketë planifikuar më parë sulmin.
Ishte pikërisht Kostandin Kaçifa, ai që dekoroi një ditë më parë të gjithë fshatin me flamuj grekë. Pyetjes së një bashkëfshatari, se përse flamujt kishin pozicion “zije”, Kaçifa i dha përgjigje kaotike.
Janë të ftuar të gjithë grekët e Vorio-Epirit ne 28 tetor të dërgojmë një mesazh për të gjithë…Greqi ose vdekje”. Kështu shkruante pak ditë më parë në ‘Facebook’ Kostandinos Kaçifa, 35-vjeçari i cili terrorizoi me armë fshatin Bularat në Gjirokastër, ku pasi qëlloi në ajër, hapi zjarr edhe ndaj policisë.
Teksa shfaqet duke pozuar me flamurin e Viorio-Epirit, duket se i riu ka para paralajmëruar ngjarjen në fjalë, ndërsa ‘kërcënon’ me mesazhin.
Tsipra dhe Rama bëjnë plane pa nikoqirin (pa të zotin e shtëpisë). Për një gjë të jenë të sigurt, rinia e ashpër dhe e zjarrtë e Vorio-Epirit nuk do jetë spektatore. Janë të ftuar të gjithë grekët e Vorio-Epirit ne 28 tetor të dërgojmë një mesazh për të gjithë…Greqi ose vdekje ??”, -shkruante Kaçifa.
Nuk dihet nëse personi që ka qëlluar me armë dhe ka hedhur parrulla anti-shqiptare është me probleme mendore, apo kemi të bëjmë me një person të indoktrinuar me urrejte etnike.
Ajo që mund të themi është se nëse kjo ngjarje do kishte ndodhur në Greqi nga ndonjë Shqiptar, ka shumë mundësi që pala greke do kishte bërë disa reagime zyrtare, ndërsa nacionalistët grekë do kërkonin që ushtria të shkonte në kufi me Shqipërinë.

Për shumë më pak se kaq, vetëm kur disa pleq çamë kërkojnë të hyjnë në Greqi, Athina zyrtare flet për kërcënim shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?