Sulmohet me granatë konsullata ruse në Athinë
Një sulm më granatë dore ka ndodhur në konsullatën e Rusisë në Athinë. Nga sulmi janë shkaktuar dëme të vogla por nuk ka pasur pasoja në njerëz, njoftoi policia greke. Sulmuesit, hodhën granatën e dorës nga një motoçikletë. Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Raportohet se policia e ka rrethuar zonën dhe ka dërguar njësi speciale të deminimit në konsullatë. Granata shpërtheu nën kabinën e rojeve të sigurisë. Policia dyshon se sulmi është kryer nga militantët e grupit të majtë të quajtur Grupi i Luftëtarëve Popullor. Ky grup kishte marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë në zyret e një televizioni dhe gazete greke në dhjetor të vitit 2018.
Ministria e Jashtme e Greqisë tha se e “dënon fuqishëm” sulmin në konsullatën ruse. Në vitin 2016 një roje i sigurisë ishte lënduar gjatë një sulmi të ngjashëm ndaj ambasadës franceze në Athinë
KOHA JONË SONDAZH

