Sulmuesi i Maqedonisë, Egzijan Alioski ka befasuar gazetaren Ilda Bejleri.
Sulmuesi i Maqedonisë, Egzijan Alioski ka befasuar gazetaren Ilda Bejleri.
Pas ndeshjes Maqedoni – Shqipëri, bukuroshja e ‘Supersport”, Ilda Bjeleri ka marrë në intervistë sulmuesin e Maqedonisë, Alioskin duke e pyetur atë në anglisht, por ai refuzoi t’i fliste kësaj të fundit në anglisht, pasi ai flet shumë mirë shqip dhe i ka kërkuar që intervistën ta bëj shqip.
”Është një lojë emocionale pasi kam shokë që luajnë në kombëtaren Shqiptare dhe unë jam me origjinë Shqiptare, por çka me bo”, tha Alioski.
‘Maqedonia pati shumë shanse, edhe unë pata shumë shanse por Berisha i priti, prandaj mendojë se rezultati më i saktë do të ishte fitorja jonë”.
“Nuk e prisja Shqipërinë kaq dobët, e dija më mirë, ata luanin me frikë, Shqipëria do bëhet më e fortë për këtë jam i sigurt”, përfundoi ai.

