“Summer 2017” sekuestron 5 mjete, dyshime se u trafikuan nga BE
Pas Tiranës, edhe policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses një operacion për bllokimin e mjeteve të trafikuara nga vendet e BE.
“Summer 2017” çoi në sekuestrimin e 4 makinave dhe një motoçikletë të dyshuara si të trafikuara dhe me numër shasie të falsifikuar.
Mjetet e bllokuara janë:
-Mercedes Benz
-Volkswagen
-Rover
-Alfa Romeo
-Yamaha (motoçikletë)
Për këto mjete, në vijim të veprimeve, janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër
Ndaj tyre janë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Falsifikimi i vulave, dhe stampave”.
Policia e Shkodrës thotë se gjatë fazës së zbatimit të këtij operacioni janë kontrolluar:
-919 mjete
-879 dokumentacione të automjeteve
-1307 shtetas
Ndërkohë janë kontrolluar dhe verifikuar 22 shtetas me precedentë kriminalë, për tendencat në fushën e narkotikëve, trafiqeve dhe vjedhjeve.
Gjithashtu nga Sektori i Qarkullimit Rrugor janë vendosur 92 masa administrative.
Në këtë operacion morën pjesë 230 forca policore.

