Super aksion kundër kanabisit në Shkodër, mbi 200 policë dhe FNSH në terren
Një operacion masiv antikanabis është duke u organizuar nga policia në qarkun Shkodër, i shtrirë në dy zona, në Pult dhe Koman-Temal.
Në operacionin e gjerë të policisë po marrin pjesë rreth 200 forca policore nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në bashkëpunim me FNSH.
Deri në orët e mbrëmjes së të hënës është bërë i mundur asgjësimi i 20 mijë bimëve narkotike të mbjella në 99 parcela. Gjithashtu është sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike e tharë, raporton TCH.
Në zonën e Pultit policia ka bërë të mundur edhe shoqërimin e 3 personave, ndërsa është sekuestruar edhe një armë zjarri “Shotgan”.
Policia ka bërë të ditur se operacioni do vijojë edhe në dy ditët e ardhshme.
KOHA JONË SONDAZH

