Supër gola në SupërKupën e Europës. 5 me 4 fiton Barcelona ndaj Seviljes

 

Barcelona është fituesja e superkupes se Europes. Katalanasit arritën te triumfonin pas 120 minutash përball Sevilias me rezultatin 5-4 pas një ndeshje dramatike dhe plot emocion ne Tbilisi. Ishte Pedro Rodrigues, i cili i dha fitore katalanasve me golin ne minutën e 115 duke mbyllur një super finale te kupës se Europes. Derbi spanjoll per superkupen e Europes i transmetuar drejtpërsëdrejti dhe ekskluzivisht ne Tring dhe Vizion Plus, iu deshën me shume se 90 minuta për te zbuluar fituesin, pavarësisht se pjesa e pare u mbyll me rezultatin 3-1 ne favor te katalanasve. Ka qene skuadra e Seviljas qe kaloi e para ne avantazh ne minutën e 3 kur Ever Banega shtangu portierin Ter Shtegen me një super goditje dënimi. Zgjati vetëm 4 minuta avantazhi i luzitaneve, pasi Lionel Mesi barazoi rezultatin ne minutën e 7 me një tjetër goditje dënimi. Ishte serish pleshti, i cili ne minutën e 16 i dha avantazhin Barcelonës me nje super goditje dënimi nga 30 metra. Kur duket se pjesa e pare po mbyllej ne rezultatin 2-1, Rafinja shfrytëzon nje asist nga Suarez duke befasuar portierin Beto dhe i çoi shifrat ne 3-1. Pjesa e dyte nisi vrullshëm per kampionet e Spanjës, kur uruguaiani Sures katërfishi shifrat ne minutën e 52 duke krijuar përshtypjen se ndeshja ishte e mbyllur. Mirëpo 5 minuta me vone Sevilja reagon me ane te Reyes, i cili ngushton shifrat ne 4-2. Ne minutën e 72 mesfushori Barcelonës, Matju shkakton 11 metershe qe shndërrohet ne gol nga Gameiro, i cili rihap ndeshjen. Atëherë kur nuk pritej, talenti ukrainas Konopjanka i sapofutur ne loje befason Barcelonën dhe i çon shifrat ne 4-4, duke dërguar skuadrat ne kohen shtesë. 5 minuta nga fundi Rodrigez shfrytëzoi një top te4 pakontrolluar mire nga portieri beto duke shenuar golin e 5 dhe te fundit per ndeshjen. Barcelona fiton ne këtë mënyre kupën e 4 sezonale pas ligës se kampioneve kampionatit spanjoll dhe kupës se mbretit dhe barazon Milanin me plot 5 superkupa Europe. Katalanasit kane mundësinë te fitojnë edhe dy kupa te tjera ate te superkupes se Spanjës dhe kupës se botes per klube. Finalja e madhe e Superkupes se Europes u transmetua live ne Vizion Plus dhe ne platformën Tring, aty ku këtë sezon është edhe turneu prestigjioz i Champions Lige dhe kampionate te tjera europiane.

SHKARKO APP