Superaksioni i policisë, kapen 1500 kg drogë në fabrikën e çimentos (VIDEO)
Policia italiane e Palermos ka ekzekutuar gjatë orëve të fundit një megaoperacion që ka çuar në sekuestrimin rekord të një sasie drogë.
Në një fabrikë çimentoje në komunën Carini në provincën e Palermos janë zbuluar 1470 kg hashash dhe 10 kg kokainë. Në pranga janë vënë dy pronarët palermitanë të fabrikës si dhe shoferi i kamionit i cili vinte nga rajoni i Kampanjës. Kokainë është sekuestruar në bordin e një kamioni që po shkarkonte në ambientet e fabrikës.
Ajo ishte e konfeksionuar në 10 pako, e mbuluar më një çarcaf dhe shitja e saj në treg do të sillte një përfitim prej 1 milionë e gjysëm euro. Nga ana tjetër Hashashi ishte i konfeksionuar në 49 pako me 30 kg secila. Shitja e tij në treg do të sillte një përfitim prej 8 milionë euro ndërsa sipas policisë së Palermos sasia e përgjithshme e drogës së sekuestruar do të kapërcente vlerën e 9 milionë e gjysëm euro.
Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e prejardhjes së drogës e zbulimin e bashkëpunëtorëve të tre të arrestuarve.
https://www.facebook.com/kohajone/videos/768952506627622/