Supergjobat, Tahir ndjek në terren punën e policëve

Paraditen e sotme, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka ndjekur nga afër punën e punonjësve të policisë në funksion të zbatimit të nenit 17 të Kodit Rrugor për vendosjen e rripit të sigurimit.

Tahiri kishte zgjedhur mbikalimim e Kamzës për të asistuar  nga afër kontrollet e policisë për zbatimin e rregullave të qarkullimit, vendosjen e rripit të sigurimit dhe ulëseve të fëmijëve.

“Ne jemi shumë të vetëdijshëm që ka shumë më shumë hapësirë për të bërë punë. Shifrat e statistikat na tregojnë se duhet ta adresojmë këtë problem në themel. Në kurrikulat arsimore tani ka një pjesë të rëndësishme për edukimin dhe kulturës së respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Janë rregulla të rëndësishme jo vetëm për drejtuesit e mjeteve por edhe për këmbësorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri dje punonjësit e policisë suleshin si karkaleca për të gjobitur padrejtësisht dhe për të zhvatur qytetarët, ndërsa sot tregohen korrekte dhe marrim masa që ndëshkojnë shkelësit dhe garantojnë sigurinë për qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rripo i sigurimi është një normë e padiskutueshme në çdo vend të Europës. Rripi i sigurimit shpëton jetë tuaj, dhe të atyre që janë pasagjerë në makinën tuaj. Një gjobë është një kosto jo e vogël, sesa kostoja që mund të ketë një aksident për shkak të shpejtësisë apo shkeljes së rregullave”, u shpreh Tahiri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?