Supergrabitja në Rinas, Krimet e Rënda lënë në burg të arrestuarit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” për të arrestuarit e super-grabitjes në Rinas.

Krimet e Rënda kanë vendosur të mos ndryshojnë masën e sigurisë për 7 personat e arrestuar. Autorët e supergrabitjes kishin kërkuar lehtësim të masës së sigurisë, por kërkesa e tyre është rrëzuar nga Krimet e Rënda.

Kujtojmë që një bandë e maskuar dhe e armatosur grabiti rreth 10 milionë euro nga barku i avionit, në aeroportin e Rinasit më 9 Prill.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?