Supermasa policore për superndeshjen me Spanjën
Supërmasa nga policia e Shtetit për ndeshjen me Spanjën. Plot 1280 forca policore janë angazhuar për të ruajtur rendin për ndeshjen Shqipëri-Spanjë që zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
RENEA, FNSH dhe Policia Vendore e Shkodrës janë angazhuar për mbarëvajtien para, gjatë e pas përfundimit të aktivitetit.
Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe pajisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht .
KOHA JONË SONDAZH

