Superpaga e Belinda Ballukut në Albcontrol, e nisi me 5 mijë dollarë
Janë të pakrahasueshme pagat e administratës që sot paguhet me 35 mijë lekë të reja dhe 2490 dollarë që paguhen kontrollorët e trafikut ajror. Me këtë argument ministrja Belinda Balluku ka tentuar t’ju kundërvihet kontrolloreve të Albcontrol duke i vënë përkrah të ardhurat e ulëta në Shqipëri.
Prej vitit 2014 dhe deri në 2019 kur u emërua ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka drejtuar për rreth 6 vite Albcontrol. Në ”Open Data”, ajo deklaron të ardhura vjetore si këshilltare në Albcontroll me 1296 mijë lekë të reja në vit. Ose rreth 1 mijë dollarë në muaj.
Menjëherë pas marrjes së drejtimit të këtij enti, ajo deklaron jo vetëm të ardhura por po ashtu dhe kompensime ushqimi. Vlera totale në një vit shkon në rreth 6 milionë lekë ose e thënë ndryshe 5 mijë dollarë në muaj. Thuajse e njëjta deklaratë pasurie me rritje të vogla vazhdon deri në vitin 2019 kur ajo kalon në detyrën e ministres.
2013-Të ardhura nga paga si këshilltare e Drejtorit të Përgjithshëm të ANTA sh.a pluset kompensime ushqimi (144 000 lekë neto), shuma 1 296 000 lekë.
2014-Të ardhura nga paga si drejtore e Përgjithshme e Albcontrol (ish-ANTA) për vitin 2014 plus kompensime ushqimi, shuma 6 033 479.12 lekë.
2015-të ardhura nga paga si drejtore e Përgjithshme e Albcontrol për vitin 2015 plus kompensime ushqimi, shuma 6 691 184 lekë.
2016-Të ardhura paga bruto për vitin 2016 si drejtore e Përgjithshme e Albcontrol plus kompensim ushqimi, shuma 7 788 960 lekë.
2017-Të ardhura paga neto për vitin 2017 si drejtore e Përgjithshme e Albcontrol, shuma 6 229 686 lekë.
2018-Të ardhurat nga paga neto si Drejtoreshë e Përgjithshme e Shoqërisë Albcontrol, 6 644 688.82 lekë.
2019-Të ardhura neto në vlerën 538 927.39 Lekë nga paga dhe shpërblimet si Drejtore e Përgjithshme e shoqërisë Albcontrol. E ardhura bruto nga paga është 691 993 Lekë ndërsa neto 433 694.06 lekë. /Ora News/