Surpriza në protestën e Opozitës, një aktivist i PS do të flasë në podium
Detaje të reja janë zbuluar nga protesta e opozitës që pritet të nisë pas pak minutash. Mësohet se në podiumin e ngritur përballë Kryeministrisë do të ngjitet edhe një aktivist i Partisë Socialiste.
Aktivisti do të shprehë pakënaqësinë ndaj mënyrës se si kryetari i PS, Edi Rama, njëkohësisht kryeministër, po drejton vendin. Emri i aktivistit nuk është bërë ende publik.
Ndërkohë, bulevardi kryesor i Tiranës ka nisur të mbushet nga mijëra qytetarë që mbajnë në duar pankarta dhe parulla kundër qeverisë së Ramës.
KOHA JONË SONDAZH

