Surprizon Berisha: Unë e rikthej PD-në në pushtet, Basha JO!

Mbrëmë ish-lideri historik i PD-së ka folur se si mund ta rikthejë PD-në në pushtet, pasi Lulzim Basha nuk ka asnjë shans.

Berisha tha se duhet shkundur PD-ja, duhet hapur me të rinj, me shoqëri civile dhe intelektualë, me rikthim figurash që kanë kontribute në selinë blu, me njerëz që nuk thonë kryetarit vetëm “PO”.

Me tej ai theksoi se Lulzim Basha ka humbur çdo betejë politike me Edi Ramën sepse nuk mundet, edhe për faktin se është i blerë nga Soros dhe Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha tha se do ti drejtohet bazës së PD-së që ti qartësojë dhe ti nxjerrë në fushën e betejës për të rrëzuar Edi Ramës, por edhe Bashën bashkë me të.

Swiss Digital Mobile Reklama

Thelbi i intervistës së ish-kryeministrit Berisha ishte: Me bashën PD-ja nuk vjen kurrë në pushtet. “Unë”- tha Berisha- “do ta rikthejë në pushtet”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?