”Ta gjakos”, Braçe publikon audion për 21 Janarin: Janë të njëjtët që vijnë me benzinë në Kuvend

Ish-zv/kryeministri, deputeti i PS-së Erion Braçe ka publikuar një audio nga ngjarja e 21 Janarit ku katër protestues u vranë. Sipas Braçes, janë po të njëjtët që vijnë me benzinë në Kuvend për të vrarë. ”Ky është urdhri dhe ky është momenti kur; qeveria kriminale e Sali Berishës vrau katër shqiptarë të mirë-protestues në 21 Janar. Dëgjojeni! ”Ky është urdhri: hap zjarr luftarak”;“ta ta ta ta gjakos gjakos”! Dëgjojë edhe një herë! “ta ta ta ta gjakos”! Ka edhe me dhe është barbari; nuk thotë “kujdes njerëzit”, ishin mijëra në bulevard, por thotë “kujdes municionin”! A e kuptoni çfarë barbaresh janë; janë të njëjtët që vijnë me benzinë për të djegur e vrarë edhe sot, janë fiks të njëjtët, nuk u penduan e nuk u tërhoqën kurrë. Këta do keni në rrugë të hënën”.

SHKARKO APP