“Ta harrojë se mund të prishë shtëpinë”, banorët e Astirit përzënë grupet e vlerësimit të ARRSH-së
Banorët e Astirit protestojnë prej 23 ditësh, kundër projektit të Unazës së Re, i cili prek shtëpiat dhe bizneset e tyre.
Ditën e sotme në këtyë zonë kanë mbërritur dy grupe të ARRSH, të cilët ishin të shoqëruar nga policia.
Ata janë pikasur nga banorët, të cilët u mblodhën menjëherë.
Banorët e kanë quajtur provokim, prezencën e punonjësve të ARRSH-së, të cilët kishin ardhur për të bërë vlerësime.
Pasi përzunë grupet e vlerësimit, ata u shprehën se nuk do të lejojnë asnjë lloj punimi pa u zgjidhur problem i tyre.
Njëri prej banorëve u shpreh:
Ikën, u larguan ata, mbroj shtëpinë, ta harrojë se mund ta prishë shtëpinë”.
KOHA JONË SONDAZH

