”Ta marrim fëmijën pe*g”, kër*ënohet familja e Sibelës! Nëna: Më tha se me laçianët nuk merret dot njeri

Sibela Abedini u vetëvra pas shantazheve me foto intime në TikTok, dhe sot në emisionin ”Me Zemër të Hapur”, nëna e saj deklaroi se një person e ka kërcënuar. Ajo shprehet se një person i hipur në një makinë i ka thënë se do ia marrë fëmijën peng, në rast se nuk i lirohet vëllai. Sipas nënës së Sibelës, personi i ka thënë më tej se me “laçianë nuk merret dot njeri”.

“Një makinë kaloi pranë meje dhe më tha se brenda 24 orëve nëse nuk e nxjerrin vëllain nga burgu, shtëpinë ta dimë, e do të marrim fëmijën peng, se me laçianët nuk merret dot njeri. Shkova tek policia dhe iu thashë se kërcënimi ka ndodhur përballë shkollës “Ibrahim Rugova”. Ai që më kërcënoi ishte i shëndoshë, me një xhup të zi dhe tullac.

Shkolla është afër banesës time. Pastaj kam marrë çunin e xhajës në telefon që të më mbronte. Vajza mbante një thikë, se kishte frikë, e mbante me vete për vetëmbrojtje. Nuk më ka ndodhur asnjëherë të kërcënohem, është hera e parë që më ka ndodhur. Unë dhe fëmijët po kalojmë në trauma, kemi frikë të lëvizim”, tha nëna e Sibela Abedinit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për vetëvrasjen e Sibela Abedinit, ndodhet në burg Altin Çoku. Abedini dyshohet se kreu vetëvrasje, pas publikimit të një foto intime të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?