Tabaku: Ata kanë gazin, ne numrat, askush s’na tremb

Në një reagim në facebook ish deputetja demokratike Jorida Tabaku shkruan se për mbi tre orë, shqiptarët u bashkuan një nga protestat më të forta dhe të arrira në vend.

“Kushdo që i frikej dhunës, sot mori si përgjigje reagimin e qytetarëve ndaj pazotësisë së një policie në shërbim të Partisë në Pushtet dhe jo rendit publik. Shqiptarët sot i treguan qeverisë dhe botës se ato luftojnë për demokracinë, zgjedhjet e lira dhe drejtësinë e pakapur nga mazhoranca (cilado qoftë ajo).” – shkruan Tabaku ndërsa shton se askush nuk mund të trembë opozitën dhe shqiptarët.

“Askush nuk mund të trembë opozitën dhe shqiptarët. Askush nuk mund të trembë një opozitë që qendronte stoike përballë gazit që lëshohej pa hesap nga policia në shërbim të partisë në pushtet. Kjo betejë nuk ka mbaruar. Ata kanë gazin lotsjellës ne kemi numrat.”-vijon më tej Tabaku

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?