Tabaku ballafaqon Ramën me premtimin e 2013: Rrite çmimin e naftës me 240 lekë

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku akuzon kryeministrin Edi Rama se ndryshe nga sa deklaroi 7 vite më parë kur erdhi në pushtet, premtimet jo vetëm që nuk i mbajti, por ndalur konkretisht te çmimi i karburanteve tha se qytetarët sot paguajnë 240 lekë më shumë për shkak të taksës “Rama”.  Tabaku thekson se Edi Rama premtoi uljen e çmimit të naftës, por bëri të kundërtën. Zgjidhja? Për Tabakun është vetëm një; largimi i Edi Ramës dhe ardhja e PD-së në pushtet.

Çmimet si në Suedi, jetesa si në Afrikë. Në 7 vjet,  të gjitha çmimet u rritën, por rritja e çmimit të karburanteve është ndër aktet më të padrejta të Edi Ramës në kurriz të qytetarëve. Ai erdhi në pushtet me premtimin e uljes së çmimit, por e rriti taksën sapo mori drejtimin e qeverisë. Sot ne paguajnë gati me të njëjtin çmim si Suedia dhe Hong Kongu, dy nga vendet më të pasura në botë.

Në çdo litër karburant, qytetarët paguajnë 240 lekë më shumë për shkak të taksës “Rama”.  Zinxhiri i rritjes së çmimeve ndalon tek xhepi i konsumtatorit. Të gjithë e dime se këto 7 vjet kostoja e jetesës vetëm rritet. E vetmja mundësi për të shpëtuar ekonominë tonë është largimi i Ramës. Vendit i duhet ndryshim dhe këtë do ta bëjë Partia Demokratike” tha Tabaku, teksa postimin e ka shoqëruar me një video me premtimet e Edi Ramës 7 vite më parë.

SHKARKO APP