Tabaku në protestë: Rama është i shqetësuar, çfarë po ndodh në Tiranë shihet në Bruksel e Berlin

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku nga protesta përpara Kryeministris, tha se nuk janë protestat, por ajo që po bën qeveria që i kanë prishur imazhin Shqipërisë. “Protesta veç mirë bën. Protesta nuk bëhet as për Brukselin, as për Uashingtonin. Protesta bëhet për qytetarët shqiptarë”, tha Tabaku.

Po ashtu deputetja nënvizoi edhe se kemi arritur në një moment që nuk duhet të fokusohemi se çfarë thonë ndërkombëtarët. ”Unë nuk kam për të reshtur asnjë moment, asnjë ditë, së bashkëpunuari me ta dhe për t’ua mbushur mendjen se çfarë është e mirë dhe e keqe. Po ne duhet të fitojmë mendjet, shpirtin, zemrat, votat e qytetarëve shqiptarë dhe beteja jonë duhet të jetë këtu”, u shpreh ajo.

Tabaku tha se SHBA mbetet e interesuar shumë për Shqipërinë dhe rajonin.  Ajo shtoi se kryeministri Edi Rama nuk është i qetë për këtë situatë në të cilën ndodhet vendi, pavarësisht diskutimeve në publik. ”I pashqetësuar nuk më duket. Po le ta shohim se si do të vijojë. Unë nuk e di se çfarë mburoje politike mund t’i japë, çfarë aureole mund të marrë mazhoranca në këtë moment. Po unë di të të them që shihet me shumë shqetësim ajo që po ndodh në Tiranë nga të gjitha kryeqytetet kryesore, nga Brukseli në Berlin”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?