Tabaku: Njerëzit janë të lodhur nga kryeministri që nuk punon
Kandidatja për deputete e PD-së, Jorida Tabaku mendon se ndryshimin që kërkojnë shqiptarët nuk mund ta sjellë më kryeministri Edi Rama.
Gjatë takimeve elektorale, ajo tha se qytetarët janë të lodhur me të dhe se për më 25 prill do të votojnë për PD-në.
”Shqipëria ka nevojë për shpresë, ka nevojë për ndryshim dhe këtë nuk mund ta sjellë dikush që ka 8 vjet që nuk bën një hap përpara. Njerëzit janë të lodhur nga një kryeministër që nuk punon dhe që u hakërrehet shqiptarëve. Shqipëria do të ndryshojë kur të votojë PD! Voto 9! Shqipëria Fiton kur ndryshimi të ndodhë”,-tha Tabaku.