Tabaku nxjerr tjetër video nga “Sami Frashëri”: Unë me fakte, Veliaj me ofendime! E duan korrupsionin më shumë se dijen
Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, vijon replikën në distancë me kryebashkiakun Erion Veliaj, lidhur me shkollën “Sami Frashëri”. Teksa Veliaj këmbëngul se kjo shkollë po rindërtohet, PD vijon denoncimet se aty nuk po kryhen fare punime.
Tabaku publikon një tjetër video nga shkolla e shembur, ndërsa shprehet se nuk është hera e parë që Veliaj gënjen. Sipas ish-deputetes, qeveria e do korrupsionin më shumë se dijen, madje e përdor edhe në fatkeqësi.
“Unë me fakte, ai me ofendime! Derman gënjeshtarit nuk i bëj dot por për interest ë punlikut një pamje live nga vendi ku dikur ngrihej Samiu. Nuk është hera e parë që gënjen! Samiu është shembulli ideal për të ilustruar mënyrën se si punojnë! Se si një vit pas tërmetit zvarrisin njerëzit, nxënësit sepse duan korrupsionin më shumë se dijen. Aq shumë sa e përdorin dhe në fatkeqësi madje e kanë të parin në rradhë!”, shkruan Tabaku.