Tabaku: Rama dhe Veliaj kanë shkatërruar historinë e Tiranës

Drejtuesja politike e PD për qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës se me lejet e ndërtimit kanë shkatërruar historinë e Tiranës.

Në një takim me studentë të arkitekturës, Tabaku iu premtoi se me ardhjen e PD në qeveri do të rikthehet shpresa për të rinjtë shqiptarë, të cilët sipas saj, po largohen nga vendi.

Ish-deputetja thotë se Partia Socialiste po shkatërron identitetin e Shqipërisë, por kjo të ndryshojë kur të rinjtë të jenë pjesë e vendimmarrjes.

“Tek Kompleksi Dinamo do të bëhej një shkollë dhe u dha leje per pallat. Tek Parku i Autobusave ishte një hapësirë, ishte park, ne e kishim bërë park, këta e dhanë leje për pallat. Është një babëzi e jashtëzakonshme, që duket sikur do jenë në qeveri dy vite dhe po iki. Mendimi që kemi pasur për Tiranën që ne e nisëm me planin urban të Tiranës, me zotin Basha dhe që shpresonim te realizohej ishte Tirana policentrike. Që ti që jeton në Kombinat, në Vorë ose diku tjetër ti të kesh mundësi ta zhvillojmë pronën edhe atje. Nuk është Tirana vetëm Sheshi Skënderbej, që rrethohet me kulla. Dhe unë i kuptoj që janë shumë gjëra që ju thoni që s’ka shpresë, janë shumë gjemëra që ndodhin që s’ka shpresë. Po unë këtë dua që të ndryshoj, që brezi i ri të jetë pjesë e vendimmarrjes, që ta ndryshojë frymën e vendimmarrjes. Kryetari i Bashkisë së Tiranës është shembulli më i keq i politikës. Unë do kisha në fakt dëshirë që rinia të mos ta shikonte largimin nga Shqipëria si mënyrë të jetuari, se tani kjo është bërë si një mënyrë. Dje më tha një vajzë nga Vlora që nuk ka më, ka 18 vjeç në gjimnaz dhe mbi 35 vjeç. Nuk ka më të rinj në qyet në Vlorë edhe nëqoftëse largohet rinia është fatkeqësia më e madhe. Kjo është e gjitha duan që çdo gjë të fillojë nga këta, nuk duan domethënë që Shqipëria të ketë një histori, të ketë një identitet, të përfaqësojë atë nga ne vijmë. Këta thjesht duan, të fillojë Shqipëria kur kanë ardhur këta në pushtet. Shqipëria për këta fillon në 2013”, tha Tabaku.

SHKARKO APP