Tabaku vijon takimet në terren: Bizneset në vështirësi edhe në zemër të Tiranës

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u takua me tregtarë të zonës së Pazarit të Ri në Tiranë, për të dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre dhe për t’u shpjeguar atyre programin i Partisë Demokratike për ekonominë. Tregtarët treguan se shitjet bien dita-ditës, për shkak se qytetarët e kanë ulur konsumin, si pasojë e krizës ekonomike që po përjetojnë në familjet e tyre.

Sipas Partisë Demokratike, qytetarët dëshmuan vështirësitë me të cilat përballet në këtë situatë, duke thënë se qeveria i ka lënë të vetëm e pa mbështetje. Ish-deputetja i ftoi që të krahasojnë atë çfarë u ofron programi i Partisë Demokratike dhe çfarë kanë përjetuar deri tani nga politikat e qeverisë Rama.

“Ne kemi bërë një program për biznesin e vogël, që e lehtëson. Tani, ju e keni llogaritur vetë në xhepin tuaj se sa është rritur tarifa vendore, sa është rritur energjia elektrike, sa ka rënë konsumi”, u shpreh Tabaku. Vënia në vështirësi e biznesit, thanë tregtarët, ka rritur papunësinë dhe për pasojë po detyron të rinj e kryefamiljarë që të largohen nga vendi, duke u ndarë nga familjet e tyre.

SHKARKO APP