Tabela e veçantë në një lokal në Vlorë: Ndalohet hyrja e zagarëve dhe zyrtarëve

“Faqe bardhët dhe faqezinjtë”!…

Nga Agim Jazaj

Këto ditë riqarkulloi si barsaletë, por rezultoi e vërtetë.

Shumë nga ata që e dëgjuan, u befasuan, sa dhe u gajasën së qeshuri! E kishin parë me sy njerëz të besueshëm, dëshmimtarë okularë, për vërtetësinë e këtyre radhëve, si veprim i rrallë e mjaftë deomethënës, temë sa e veçantë, me një tigëllim rrënqethës…

Nëpër lokale, apo salla të ndryshme, interneti, lojërash kemi parë shënime të ndryshme: “Ndalohet Duhani”. “Nuk lejohen fëmjët nën moshën”… “Mos u largoni pa marë kuponin Tatimor”, etj, etj.

Mirpo qytetari Romir Damëni, kishte vrarë shumë mëndjen, për të formuluar e vendosor një afishe, sa të rrallë, sarkatiste, gudulitëse dhe mjaftë domethënëse në derën e Kafenesë-Lokalit të tij të vogël, në qëndër të qytetit të Vlorës, me gërma të mëdha, me mbishkrimin:  “STOP! Zagarët dhe Zyrtarët”.

Kalimtarët mbanin këmbët, teksa e shihnin disi e disa me rrudhje të fytyrës e ngacmim, deri në shpërthim të qeshurash: “Ou! Ku i ka shkuar mëndja njeriut”!

Shumë kalimtarë shihnin dhe kush kish mjetin e fiksonin shënimin e rrallë në kamerën e celuarit, të xhiruar edhe në rrjetet sociale. Disa prej tyre, me pak haber e arsyetonin të lidhur këtë inkursion, si ngacmim, reagim ndaj gjëndjes së krijuar; në mardhëniet (kontraditë) qytetar- zyrtar, shtet.

Ata që i përkisnin këtij “rasati”, qoftë dhe një anëtar i thjeshtë i “vathës së zgjebosur” të politikës zyrtare, deri dhe militanti i thekur, qorr nga syt, dhe i verbër nga trutë, ulnin kokën dhe kurrë nuk mund të futen më në këtë, këto ambiente, pse jo dhe do të shikojnë në çdo derë se mos u fanepset, ndodhen përballë këtij shënim-shëmtimi, ku shihet e ndalohet shëmtimi i tyre!…

KARTË DORE, ME VARGJE DORE…

Vite më parë mu kujtuan vargjet sarakatiste të një mikut tonë të fjalës së shkruar, i cili pas disa takimesh e sorrollatjesh me një ish zyrtar lokal, i kish futur poshtë derës së zyrës një kartë dore, me vargje dore:

“Lule zoti Opingari,

Dhe ti opingat na grise,

Na thanë ishe për së mbari,

Po ti punë nuk na bitise”…

Vragjet muarën dhenë, nëpër sokakët e Vlorës e më tutje…

Pas pak kohësh edhe Opingari- më thot miku im, mbeti pa opingat e zyrtarit, po kishte mbetur edhe pa opingat e qytetarit…

Dhe kur i hoqën spaletat e zyrtarit, nuk i hidhte më njëri as syt!…

Spaletat e zyrtarit t’i vendosin të tjerët, ndërsa shiritin e qytetarit e mer e vendos vet. Sepse ndodh sot e këto vite të politikë -rrumpallës: Spaletat e zyrtarit u’a vendosin në shumicë atyre të përzgjedhurve nga vatha e politikës, nga sëra, seria e informalve, për t’u lehtëpërdorur, me kufizim intelekti, të cilët nuk veprojnë me arsye, por me instikt, u mungon shiriti i qytetarit, ndjesia dhe ndjeshmëria njerëzore!

“Ndaj kemi bërë Hair e Prokopi! Hall i madh ky”- më thot miku im, Xhuljo Maraj.

Thonë se parulla të tilla, me mbishkrimin e mësipërm do t’i vendosin edhe të tjerë (si i thonë llafit, shih rrushi rrushin e piqu) nëpër dyer lokalesh, madje edhe në tezgat e rrugëve, deri në dyert e shtëpive… me qëllimin: Për të emancipur e reaguar shoqëria shqiptare, për t’i përballuar zyrtarët-zgjyrtarët edhe me këtë reagim, me mëkatet e tyre, në ndryshimin sadopak të imazhit të zyrtarit, politikës zyrtare; të grabitqarve, zullumqarve, hileqarve dhe haleqarve, që përzgjidhen e kanë mbushur administaratën shtetrore, kanë shëmtuar keqaz rracën shqiptare në syt e botës! Për t’u kthyer qytetarëve politikën e Shërbimit, kulturën e munguar e të merituar! Për të shkulur me rrënjë e rasat: kulturën e Pengimit, Rrëmbimit e Rrënimit!

 

Gjermanët mbi një shekull më parë…

 Tabelat me shënimet privuese të vendosur këto ditë përmbledhur me përkufizimin e rrallë, na kujtojnë kur gati një shekull më parë në lokalet e tyre gjermanët vendosnin tabela me mbishkrimet: ”Ndalohen të hyjnë qentë dhe grekët”! Dhe këtë dhunim, të pa, e të përligjur e kanë vuajtur grekët, prej të cilëve e kam dëgjuar nga vet goja e tyre, në Athinë! Ndoshta i fynte, shumë vitë më parpara, por edhe i detyronte të apelonin, për shumë vite më pas…

Krahasimi është shumë i largët, madje nga të huajtë për të huajtë.

Është shumë në diskordancë, i largët në kohë dhe në përmbajtje. Gjermanët e vendosnin për të huajt, pra për grekët emigratë, të cilët ishin bërë “halë” në sy për gjermanët aso hohe, të kthyer në shqestim edhe për qyterimin gjerman.

Ndërsa shqiptari, qoftë dhe si rast i vetëm dhe jo i vetëm, detyrohet të reagojë si pjesë e shoqërisë shqiptare, ndaj pjesëzës shqiptare, të një gjaku, ndaj politikës së koorruptuar, e cila ka ngritur në institucion, admininstratën e koopromentuar, kriminalizuar deri në palcë, me themel e çati, ndaj rracës së tyre, për ta egzaminuar, transformuar atë, për ta përfruar me standardet europiane, ky synon të bëhet pjesë edhe vendi ynë!

Po pse ky inkursion, ndaj zyrtarëve, madje duke i krahasuar e  penalizuar me zagarët?- që kanë mbushur rrugër dhe kafshojnë përditë kalimtarët nga këmbët. Të parët, në krahasim kafshojnë çdo ditë orë e çast shqiptarët në shpirt, në trup, për 27 vitet në pangopësi dhe në pafundësi…

 

 Trego origjinën, të provosh pronën!…

Nga 7 male kaptuar, zbritën, kanë zaptuar e pushtuar hapsirat dhe detin e Vlorës, Karaburunin e Dukatit, Buzëdetin e Radhimës dhe të Orikumit, të Himarës e Qeparoit…

Kanë zbarkuar me kuç e me maç, nga të katër anët në Vlorë, madje u punësuan, u graduan në institucionet shtetrore!

Këtej me punë në zyra, andej me tokat, dhentë e dhitë në mera!

Janë katapultuar në krye të institucioneve të rëndësishme, pa pasur lidhje me Vlorën, tunden dhe shkunden me spaletat e zyrtarit, madje rezultojnë edhe “trashgimtarë pushtetesh e trojesh”, duke marë edhe leje për ndërtime pallatesh shumëkatëshe, si Pronar Trojesh!

Vlonjatët dhe shqiptarët kërkojnë: “Të shtrihet “Vettingu” deri në këto kuota”…

“Më trego origjinën tënde, të të tregoj origjinën e pronës”- thot një llaf i motçëm!

Shumë prej tyre, më thot miku im i hershëm Kiço Peshtanaku: “Biznesmen pa mend në kokë dhe pa breke në bythë, janë shndërruar e shtuar në oligark, me kabrioleta dhe bukuroshe përpara, ja bëjnë fët, duke pushtuar, fallsifikuar edhe pronat e popullit të Vlorës.

*Tri kolonat Universale të Pronës: “Trashgimnia, Blerja, Dhurimi”, u dhunuan dhe u zvëndësuan me filozofinë e Pushtet-Rrënuesve përgjatë 27 viteve: “Prona nuk i takon atij që e trashëgon, por atij që e pushton. Jo atij që e blen, po atij që gënjen. Jo atij që ja dhuron, por atij që e falsifikon”!

Çdokush ka të drejtë të lëviz i lirë, por jo të veprojë i lirë, të pushtojë, të zaptojë dhe të ndërtojë, i lirë!…

“Koha e Maskarenjve”në vargjet e hershme të poetit vlonjat, Ali Asllani kumbojnë:

***

“Dhe u bët pasanik,

me pallate me vetura,

Kurse burrat më fisnik,

japin shpirt në tortura”!…

Faqebardhët dhe faqezinjtë…

Shoqëria civile vlonjate u shfaq solidare me aksionin, inkursionin e ditës nga policisë lokale, drejtuesin e saj, Gentian Shehaj, në zbulimin e krimit makabër, ku barabarët vranë dhe dogjën për të humbur gjurmët: Nënën dhe birin, një muaj më parë!

Kryepolici, por edhe kryeqytetari i kësaj fushe, i çmuar nga qytetaria vlonjate, jep modelin e munguar, sa dhe të kërkuar, duke parë, prekur e ndjerë çdo plagë të shkaktuar mbi qytetarët, për t’i ekzaminuar e shëruar ato nga zyrtarët, që paguhen e kanë detyrim e mision: “Shqiptarët për Shqiptarët”!
-Në memorjen e vlonjatëve, kanë mbetur të skalitur fortë në kujtësën njerëzore, pse jo dhe në memorjen kombëtare, ata ish zyrtar e drejtues; që lumturoheshin duke ndjerë dhimbjen e tjetrit, kur ndihëmonin të tjerët, ndryshe nga këta që shkaktojnë dhimbje e plagë në trupin e të tjerëve dhe lumturohen kur pengojnë e rrënojnë të tjerët!…

Qytetaria vlonjate për të parët ka vendosur në çdo derë, rrugë e portë, në çdo zemër vlonjate e më tej, tabelat me mbishkrimet:  “Mirësevini ju faqebardhët e kombit”!

…Dhe për të dytët shoqëria e emancipuar ka përgatitur e rezervuar tabelat me mbishkrimet; në çdo lokal, rrugë e portë:

“Mos u afroni ju faqezinjtë e kombit”!

SHKARKO APP