Tahiri-Alfano: Bashkëpunim në luftën kundër krimit

Një fakt të tillë, ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri e pohoi gjatë një takimi sot në mesditë në Romë me homologun italian, Angelino Alfano, me të cilin ka biseduar për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit.

Takimi i sotëm i dy ministrave, vjen pas atij të zhvilluar në muajin qershor të këtij viti, pak përpara nisjes së operacionit kombëtar antikanabis, ku u asgjësuan mbi 500 mijë rrënjë bimë narkotike dhe mbi 100 ton hashash.

Gjithashtu, ministri Tahiri gjatë këtij takimi e informoi homologun italian edhe për rezultatet e operacionit dhe gjeti rastin për ta falenderuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për ndihmën e rëndësishme që dha shteti Italian në këtë operacion, nëpërmjet mbështetjes me avionët e Guardia di Finanza.

Po kështu, gjatë fjalës së tij ministri Tahiri e ka njohur ministrin Alfano edhe me angazhimin serioz të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit

Nga ana e tij ministri Alfano e përgëzoi homologun shqiptar, duke shprehur konsideratën e lartë për rezultatet e Policisë së Shtetit në luftën kundër drogës. Ai e siguroi ministrin Tahiri për mbështetjen e pakursyer të Italisë ndaj Shqipërisë dhe po ashtu garantoi se bashkëpunimi dypalësh ka për të qenë më i ngushtë.

SHKARKO APP