Tahiri: Bashkëpunim me qytetarët për të luftuar korrupsionin

Ministri Tahiri, gjatë fjalës së tij në këtë cermoni, tha se “bashkëpunimi me qytetarët është parsor dhe do ta shfrytëzoj këtë hapsirë për t’i ftuar qytetarët që t’i konsiderojnë këto zyra shërbimi si hapsira te shërbimit të policisë për interesat e ligjshme të qytetarve, si dhe për ta shfrytëzuar këtë hapsirë për të garantuar qytetarët se ne jemi shumë të gatshëm, madje në dispozicion të qytetarëve që të gjithë bashkë të bëjmë ç’është e mundur që nëpërmjet informacionit që japin qytetarët për lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike, për ndërtimet pa leje, për paligjshmërinë në përgjithësi për zyrtarët e korruptuar, që shërbimin e këmbejnë në para në mënyrë të paligjshme, për t’u gjendur qytetarëve aty dhe për të çuar para ligjit të gjithë ata që shpërdorojnë detyrën”.

“Misioni i Policisë së Shtetit është t’u kthejë besimin qytetarëve, ndaj Policia e Shtetit dhe këto zyra do të jenë praroja e urave të komunikimit  mes qytetareve dhe Policisë së Shtetit”, tha Tahiri.

SHKARKO APP