Tahiri: BE vlerëson luftën ndaj drogës, të tjerët çirren

Edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar lidhur me paralajmërimin e presidentit Nishani për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për shkak të kanabisit.

Sikurse kryeministri Rama, edhe Tahiri ka cituar letrën e komisionerit të Brendshëm të BE, Avramopulos, që vlerëson luftën e qeverisë kundër drogës.

“Përgjigje inkurajuese nga BE dhe komisioneri Avramopulos për çfarë kemi bërë deri sot kundër droges e për çfarë do bëjmë nesër e tutje, bashkë me partnerët”, ka thënë Tahiri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai është shprehur “i vendosur të bëjmë maksimumin, pavarësisht llumit e pengesave nga ata që deri dje ishin në qeveri e lanë këto kusure, ndërsa sot çirren me gishta në vesh e sy mbyllur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?