Tahiri: Besimi tek policia është rritur

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka inaguruar zyrën e Shërbimit Unik për qytetarët në Komisariatin e Korçës. Zyra e re do të ofrojë në një sportel të vetëm gjithë shërbimet. Ministri Tahiri në fjalën e tij tha se besimi i qytetarëve tek policia është rritur.

“Vetëm gjatë vitit 2014, aksesi i qytetarëve te Policia e Shtetit është dyfishuar. Në qoftë se në vitin 2013 ishin rreth 2 mijë qytetarë që njoftonin policinë për problemet e tyre, gjatë vitit 2014 janë mbi 5 mijë. Gjë që tregon besim të qytetarëve te policia e shtetit por edhe lehtësi për të aksesuar shërbimin e policisë”, tha Ministri i Brendshëm.

Ndërsa Shefi i komisariatit të Korçës, Alket Shatro tha se shërbimi administrativ do të ofrohet 8 orë, ndërsa ai penal 24 orë. 

SHKARKO APP