Tahiri: Droga e Vlorës, 24 kg u bënë 24 ton
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri doli sot në një konferencë për median lidhur me raportin për drogën.
Tahiri duke iu drejtuar fermerëve që punojnë apo mbjellin parcela me kanabis, tha se kjo nuk është mënyra për të luftuar varfërinë.
“Po, unë e pranoj, ne kemi një problem me kultivimin e kanabisit në Shqipëri, ndonëse më të vogël se qeveria e kaluar, por është një problem që duhet zgjidhur bashkë me çdo qytetar”, tha ai.
Duke folur për shpifjet, Tahiri tha se për operacionin e drogës në Vlorë “24 kg drogë u bënë 24 ton”.
“Përkundër Lulzim Bashës që falenderonte Dasho Alikon, zgjedh të falenderoj policët, burrë apo grua që sakrifikojnë për detyrën e tyre”, shtoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

