Tahiri i buzëqeshur në pritje të vendimit, batuta me gazetarët: Kështu do e hanë të gjithë

Ditën e sotme do të mbahet seanca gjyqësore ku do të jepet dhe vendimi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili pak më parë ka mbërritur në ambientet e gjykatës.

Në momentet e mbërritjes Tahiri ka shkëmbyer dhe një batutë me një nga operatorët që po filmonte, i cili është penguar gjatë filmimit.

“Filmoni, filmoni se kështu do e hanë të gjithë”, ia kthen Tahiri operatorit, i cili thotë se “jemi mësuar, ka ekuilibra kjo”.

Ndërkohë vendimi për Tahirin ishte parashikuar që të jepej në 11 qershor, ku ai paraqiti dhe një mbrojtje voluminoze prej 138 faqesh.

Vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre.

Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”./ Top Channel

SHKARKO APP