Tahiri: Krimi luftohet me dije dhe mendje

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i shoqëruar nga Drejtori i Policisë së Shtetit zhvilloi paraditen e sotme një takim me fituesit e Akademisë së Sigurisë. Në fjalën e tij, Tahiri tha se mjafton të shohësh zhvillimet e përditshme për të kuptuar se kush nuk e do policinë. Referuar akuzave të opozitës, ministri i Brendshëm theksoi se beteja e policisë është me të shkuarën që nuk e do reformimin e policisë.

“Është bërë traditë që të hapim dyer e akademisë për të rinj dhe të reja të cilët duan të formohen profesionalisht që të kontribuojnë për sigurinë dhe një vend më të drejtë. 5 mijë të rinj u bënë pjesë e konkursit, ndërsa vetëm 300 fituan të drejtën e studimit. Ne besojmë se është institucioni bazë për të ngritur nivelin profesional. Është kjo arsyeja pse rikthyem në Akademinë e Sigurisë edhe arsimin e lartë. Sepse ne jemi të bindur që krimi luftohet me dije dhe mendje” – theksoi Tahiri.

Tahiri tha edhe se në Akademi shërbejnë oficerët më të mirë, ndërsa partneriteti i ndërkombëtarëve është i pakursyer.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jeni këtu për të ndjekur ëndrrën tuaj, por shkolla nuk është e lehtë dhe ajo që ju pret pas shkollimit është edhe më e vështirë. Ligji ka shumë armiq në këtë vend, e drejta ka shumë armiq. Mjafton t’i hedhësh një sy të përditshmes për të kuptuar sa dhe kush janë ata që nuk e duan Shqipërinë më të drejtë dhe nuk e duan fare Policinë e Shtetit” – tha ministri i Brendshëm .

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai u tha studentëve se do të jenë shënjestra e atyre që nuk e duan drejtësinë.

“Ju duhet të fitoni çdo betejë në emër të qytetarëve. Beteja jonë më e madhe nuk është me injorancën, korrupsionin apo paligjshmërinë. Beteja jonë më e madhe është me të shkuarën që na del para rruge për të penguar reformimin. Unë kam shumë besim se Policia e Shtetit ka vetëm një mision, t’i shërbejë qytetarëve për të fituar besimin e tyre” – tha Tahiri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?