Tahiri në Progonat: Situata e jashtëzakonshme e motit vuri në provë solidaritetin e institucioneve

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte për vizitë në fshatin Progonat ku zhvilloi nje bashkëbisedim me banorët që për disa ditë patën vështirësi për shkak të motit dhe dëborës. Ai tha se e gjithë zona ndërkohë ka pasur probleme të rënda veçanërisht me komunikimin. Para pak ditësh hapëm rrugën me mjetet e Ushtrisë. Dhe sot bëhen thuajse disa ditë rresht që shpërndajmë ndihma për familjet më në nevojë.

Moti na vuri përballë një sprove jo të vogël. Por në dallim nga vitet e tjera, në të gjithë Shqipërinë nuk kishte familje që u izolua për shkak të motit apo mbeti vetëm ose pa ndihmën e institucioneve shtetërore.

Të gjitha agjencitë shtetërore kanë qenë dhe janë në gatishmëri për të përballur çdo eventualitet lidhur me situatat e jashtëzakonshme të motit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që është e rëndësishme është që ne të kuptojmë se në vështirësitë më të mëdha kemi nevojë për më shumë punë dhe më shumë energji për t’ju gjendur pranë njëri-tjetrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne do të vazhdojmë kështu me Emergjencat Civile, me Rezervat e Shtetit, me OSHEE-në, me strukturën e emergjencave të Ushtrisë, me emergjencat shëndetësore.

Pra, me çdo agjenci shtetërore e cila është në gatishmëri për t’ju përgjigjur qytetarëve që kanë më shumë nevojë në këto ditë të vështira.

Pushteti vendor dhe Bashkia e Tepelenës ka qenë e gjitha e angazhuar, Prefektura po kështu. Të gjitha instancat shtetërore janë në këmbë për të ndihmuar njerëzit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?