Tahiri: Në Shqipëri ka ardhur koha për rrotacion
Ish-drejtuesja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri jep një këndvështrim ndryshe të zhvillimeve të fundit politike në Prishtinë. Teksa komentoi zgjedhjet e fundit lokale që u mbajtën në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut, Tahiri përmendi se tashmë ka ardhur koha për rrotacion të pushtetit dhe në Shqipëri.
“Rezultatet në Podujevë treguan një rrotacion që është i natyrshëm në demokraci, pasi këtë komunë për një kohë të gjatë e kishte pasur LDK. Unë e kam parë si rotacion edhe pse rezultati ishte i shumë i përafërt mes kandidatëve të këtyre dy partive të mëdha. Unë gjithmonë i përshëndes ndryshimet. Shpresoj që këto ndryshime të vijnë dhe në Shqipëri, pasi ka ardhur koha e rrotacionit dhe atje. Sa i takon Mitrovicës veriore nuk ka qenë ndonjë rotacion. Fitoi përfaqësuesi i pakicës serbe. Ka shumë ndërhyrje nga Serbia për të mbështetur ndonjë preferencë në zonat ku ka shumicë serbe”, u shpreh Tahiri.