Tahiri nesër tek Gjykata e Krimeve të Rënda

Pasi Gjykata e Krimeve të Rënda, i dha masën e sigurisë ”arrest shtëpie” ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pritet që nesër në orën 11:00 të jenë në seancë për verifkimin e masës së sigurisë. Mësohet se Tahiri nga shtëpia për në gjykatë do të shoqërohet nga uniformat blu.

Ndaj ish-ministrit të Brendshëm, ka akuza për “Trafik të narkotikëve” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Korrupsionit Pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” në kuadër të hetimeve per dosjen Habilaj.

Avokati i Tahirit, Maks Haxhia ka thënë se vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për masën e sigurisë për ish-ministrin do të apelohet, pasi nuk ka asnjë provë të re kundër tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?