Tahiri, për akuzat e forta të Bashës: T’i lërë llogjet
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri tha sot se është i gatshëm të përballet me drejtësinë nëse akuzat e forta që lideri i opozitës, Lulzim Basha bëri mbrëmë në “Opinion” sipas tij, janë të vërteta.
Kreu demokrat akuzoi me emra drejtues të Policisë së Shtetit për lidhje të tyre me Emiljano Shullazin, me kushërinjtë Habilaj të ministrit Tahiri dhe me botën e krimit.
“Nëse këto akuza janë të vërteta, – tha Tahiri, – atëherë Basha a bëjë publike dosjen dhe ta çojë në Prokurori. Ka disponilitetin tonë të plotë për çdo hetim në lidhje me akuzat që ka. Me llogje unë nuk kam kohë të merrem”.
Basha akuzoi gjithashtu se arma që Elton Çiço kishte me vete kur u vra në Tiranë, i përket një drejtuesi të lartë të policisë.
“T’i lërë llogjet” – theksoi sërish Tahiri, duke këmbëngulur se lideri i opozitës duhet t’i drejtohet organeve të drejtësisë.
KOHA JONË SONDAZH

