Tahiri: Po, kanabisi është problem. Ta zgjidhim

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nga foltorja e Kuvendit tha sot se kultivimi i kanabisit është problem dhe se ky problem duhet të zgjidhet.

Duke iu drejtuar opozitës, Tahiri i bëri thirrje që të bashkohen në rast se e konsiderojnë si betejë të përbashkët, në rast të kundërt, mos hedhin baltë mbi policinë.

“Unë besoj që ka shumë ndër ju në opozitë dhe ndër ca të tjerë të cilët nuk lënë shteg, tavolinë, ambasador pa etiketuar Shqipërinë si Kolumbi …duke u përpjekur për të deformuar një realitet. Kjo ju bën me trup ju jo ne. Kjo ju bën me trup ju që të shisni Shqipërinë dhe shqiptarët për partinë tuaj me iluzionin se mund të fitonit ndonjë votë. Kjo është qeveria e parë që problemimin e kultivimit të kanabisit e trajton në themel duke filluar parandalimi deri tek mjetet represive dhe kjo është qeveria e parë që këtë problem nuk ja fsheh shqiptarëve, por e thotë dhe e pranon publikisht: Po, ky është problem dhe këtë problem do ta zgjidhim ne dhe pikë. Me këtë pikë duhet të bashkoheni dhe ju në rast se e ndjeni që kjo mund të jetë një beteje e përbashkët, në të kundërt heshtnni dhe përkrahni policinë. Kjo sot është dritjara më e mirë për ju që të mendoni realisht mund të bëheni bashkë me ne në një beteje që nuk është as e jona as e juaja, por është betje e Shqipërisë për sot dhe e Shqipërisë për të ardhmen”, tha Tahiri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?