Tahiri reagon ndaj Berishës: Fotot, nuk janë droga ime

Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzoi një ditë më parë Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri se ka në zotërim ara me drogë, duke postuar dhe një foto.

Por ministri Tahiri reagoi sot përmes faqes së tij në rrjetin social “Facebook”, duke e quajtur një gënjeshtër deklaratën e Berishës. Ministri tha se SHQUP-i gënjen pa hesap.

“Foto 1: Gryka e Sopotit plot kanabis, në kohën e Saliut (më akuzoi se është droga ime).

Swiss Digital Desktop Reklama

Fotot e tjera, realiteti sot. Ja gënjeshtrat e SHQUP-it. Këta shpifin pa hesap. Por është mjaftueshëm për të kuptuar përpjekjen e tyre për të na penguar me çdolloj akuze e shpifje. Është mjaftueshëm për të kuptuar ku ndahet e shkuara nga e tashmja. Për të kuptuar çfarë kemi lënë pas e çfarë kemi arritur. Mjaftueshëm për të kuptuar ku nuk duhet të kthehemi e sa duhet të punojmë për të ardhmen e gjeneratës tjetër”, shkruan ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Foto 1Foto 4

Foto 3Foto 2

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?