Tahiri, ”Reporter pa kufij”: Jeta e Basir Çollakut është kthyer në makth

Basir Çollaku është një tjetër gazetar shqiptar, që është përfshirë në raportin e fundit të ”Reporter pa kufij”, ku denoncohen rastet e kërcënimeve në të gjithë botën, nga mafia e lidhur me politikën.

Kjo organizatë raporton se Çollaku është pranë vendimit për të braktisur Shqipërinë pas ‘bezdisjes’ që i ka shkaktuar ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, me intervistën me Dritan Zaganin, ish-shef i antidrogës. Në raport shkruhet se jeta e gazetarit është kthyer në makth për shkak se ndihet i kërcënuar nga trafikantët e drogës.

”Jeta e Çollakut është kthyer në makth, duke kufizuar lëvizjet gjatë natës pasi frikësohet se mund të bëhet shënjestër e banditëve të paguar nga trafikantët e drogës. Kjo situatë ka prekur familjen dhe punën e tij, me shumë media që i kanë kthyer shpinën për shkak të frikës se mund të armiqësohen me klikën sunduese të vendit. Tani ai po mendon seriozisht të braktisë Shqipërinë”, shkruhet në raport.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Report pa kufij” shkruan se disa prej deklarimeve të Zaganit janë konfirmuar nga hetimet në Itali, ndërsa akuzohen disa gazetarë shqiptarë të paguar nga qeveria se janë përpjekur të prishin imazhin e kolegut të tyre, Basir Çollakut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?