Tahiri shkon në burg, Lulzim Basha: Në krye të bandës është Edi Rama

Kreu i PD-së, Lulzim Basha thotë se me vendimin e sotëm të Gjykatës që dënoi me 3.4 vite burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, tregon se akuzat e PD-së janë të vërteta. Por Basha thekson se në krye të bandës është Edi Rama. ”Faktet e përfshirjes së tij në një grup të strukturar kriminal janë dëshmi e qartë se në krye të bandës është Edi Rama, njeriu që e emëroi, mbrojti dhe përdori çdo mekanizëm për të zvarritur dënimin e vartësit të tij”.

Postimi i plotë

Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin dëshmon sa të vërteta kanë qenë akuzat e PD për përfshirjen e ish-Ministrit të Brendshëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Faktet e përfshirjes së tij në një grup të strukturar kriminal janë dëshmi e qartë se në krye të bandës është Edi Rama, njeriu që e emëroi, mbrojti dhe përdori çdo mekanizëm për të zvarritur dënimin e vartësit të tij.

Saimir Tahiri dhe Lefter Koka janë vetëm dy nga hallkat e zinxhirit të krimit dhe korrupsionit që ka për autor dhe zbatues Edi Ramën!

SHKARKO APP