Ish-ministri Tahiri shkon në burg. Ambasadorja Yuri Kim: Askush nuk është mbi ligjin. Pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim duke marrë shkas nga dënimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me 3.4 vite burg, thotë se askush nuk është mbi ligjin.
Sipas ambasadores amerikane, mbi ligjin nuk mund të jetë askush, pavarësisht partisë, pozitës apo dhe pasurisë.
”I bëjmë thirrje institucioneve gjyqësore që të vazhdojnë të demonstrojnë se askush, pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë, nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri”.
We urge judicial institutions to continue to demonstrate that no one – regardless of party, position, or wealth – is above the law. No more impunity.
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) February 4, 2022