Tahiri takon Prokurorin e Antimafias Italiane: Prioritet, hetimi i pasurive të krimit

Prokurori Roberti i bëri me dije Ministrit Tahiri se Shqipëria është vendi prioritar për Italinë dhe se mbeten të gatshëm të ofrojnë ndihmë dhe ekspertizë, për konsolidimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Tahiri theksoi angazhimin e plotë të Policisë së Shtetit që pas rezultateve në luftën kundër drogës, do të kthehet në prioritet hetimi i pasurive të pajustifikuara dhe aseteve kriminale. Ministri u shpreh për domosdoshmërinë e shtrirjes dhe forcimit të bashkëpunimit mes organeve ligjzbatuese në të dy anët e kufirit,  pasi mafia dhe organizatat kriminale nuk kanë barriera mes tyre. Prokurori Kombëtar i Antimafias e ftoi Ministrin Tahiri për një vizitë në Romë.

SHKARKO APP