Tahiri te Krimet, Prokuroria pritet të japë pretencën

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u paraqit paraditen e kësaj të marte para Gjykatës së Krimeve të Rënda për seancën e radhës në gjyqin kundër tij, e para pas pushimeve verore. Tahiri shoqërohej nga avokati i tij Maks Haxhia dhe Prokuroria sot pritet të japë pretencën.

 

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Tahirit për gjykim të shkurtuar. Ish-ministri do të gjykohet së bashku me ish-drejtorin e policisë së Vlorës Jaeld Çela i shpallur në kërkim prej më shumë se një viti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbi ta rëndojnë tre akuza për trafik të lëndeve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave në kuadër të grupit të strukturuar, ndërsa me pranimin e gjykimit të shkurtuar automatikisht i ulet një e treta e dënimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?